Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo janë marrë në pyetje nga policia në Itali ku ndodhen të grumbulluar me Kombëtaren e tyre, ndërsa akuzohen për baste.

Aktualisht mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është zyrtarisht nën hetim për baste, por mediet italiane raportojnë se ai nuk është i vetmi lojtar që ka shkelur rregullat për vendosjen e basteve.

Nga Italia raportohet se Zaniolo ka vënë baste në ndeshjet e Romës në Kupën e Italisë, ndërsa Tonali gjithashtu akuzohet se ka vënë baste për ndeshjet që ka luajtur.

Të dy ndodhen në kampin stërvitor të Coverciano, duke u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Italisë për EURO 2024 kundër Maltës dhe Anglisë.

Sipas raportimeve Tonali dhe Zaniolo u panë së bashku me kryedelegatin Buffon duke u takuar me policinë brenda kampit të Coverciano për të diskutuar mbi hetimin e basteve.

Të dy lojtarët janë larguar nga Seria A, pasi Tonali iu bashkua Newcastle United dhe Zaniolo u transferua nga Galatasaray te Aston Villa.

/Supersport.al

Artikulli paraprakKosova i bashkohet festës “kuqezi”, “dardanët” triumfojnë me tre gola
Artikulli tjetër“Çekët bënë vetëm golin me dorë dhe asgjë tjetër”, Ramadani zbulon bisedën me Ajetin dhe Gjimshitin