Fitorja e Manchester City në Stamboll, është konsideruar një skandal në Gjermani dhe është prestigjiozja “Bild” ajo që e quan të tillë.
Në një artikull të publikuar ditën e sotme, fitorja e Manchester City ka ngjallur polemika, duke u renditur disa nga arsyet që konsiderohet e tillë.
Sipas “Bild”, Championsi u fitua nga një skuadër që nuk duhej të ishte në këtë garë, duke qenë se në sezonin 2020-2021, City dënohej nga UEFA me përjashtim 3 vjeçar nga Kupat e Evropës. Megjithatë, KAS hodhi poshtë dënimin e UEFA-s dhe lejoi “qytetarët” që të luanin në Evropë.

Aktualisht, aksionet e Man.City zotërohen nga një kompani shtetërore e Abu Dabit, të cilët kanë 78% të aksioneve. Në kohën e transferimeve City ka qenë skuadër e shfrenuar e megjithatë nuk ka pasur dënime për ta, pavarësisht se edhe vetë Premier League ka deklaruar shpesh herë që ka pasur shkelje të rregullores.