Raportet e fundit në mediat italiane bëjnë të ditur se Juventus do të tentojë ta transferojë në skuadër yllin e mbrojtës së Milanit, Alessio Romagnoli, shkruan “Korneri.net”.

Nëse Milan nuk arrinë të kualifikohet në Champions League, në verë Juventus do të tentojë gjithsesi që ta transferojë Romagnolin, por operacioni do të jetë shumë i vështirë, pasi ai konsiderohet si nga pikat më të forta te skuadra e Montella-s.

Në fakt, interesimi i Juventus për Romagnoli mund të cilësohet si akti i dytë luftës në merkato për dy klubet, pasi akti i parë konsiderohet ai i verës së kaluar, kur rossonerët transferuan Leonardo Bonucci. /Korneri.net.

Artikulli paraprakTë dy janë të dyshimtë për derbin e zjarrtë kryeqytetas
Artikulli tjetërBarazuan skuadrat që më së shumti i kanë ndarë pikët