Aksident trishtues për anëtarin e Romës, Diego Perrotti.

Sulmuesi i jashtëzakonshëm është përplasur me makinën e tij gjatë rrugës për në qendrën stërvitore në Trigoria, por për fat të mirë nuk ka asnjë lëndim.

Makina e tij Porsche është shkatërruar tërësisht e veçanërisht në pjesën e përparme, pas përplasjes zinxhir të një sërë makinash. Pasi ka dalë nga makina futbollisti është nisur drejt qendrës së stërvitjes, ndërsa ka njoftuar se nuk ka asnjë problem.
Tifozët e kanë dalluar dhe kanë nisur edhe fotot e para në rrjetet sociale, ndërsa kanë qenë të shqetësuar për gjendjen e tij. futbollisti ka bërë edhe një kontroll rutinë në qendrën mjekësore. /Korneri.net

Artikulli paraprakNuk është tragjike sa po flitet fusha në Gjilan
Artikulli tjetërIsh sulmuesi i Dritës e Gjilanit, Ismet Ramushi parashikon këtë rezultat