Akademia e futbollit “Lushta” nga Mitrovica është shumë afër përmbylljes së një edicioni të jashtëzakonshëm, pasi rezultatet pozitive tek të gjitha kategoritë kanë bërë që niveli profesional i punës të ketë ritëk mjaftë të lartë të zhvillimit.

Nëse i kthemi tek puna me kategori të ndryshme, rezultatet pozitive kanë pasur ecuri të kënaqshme, ku mund ti cekim rezultatet e grupmoshës U-15 kanë arritur Play-Off në Ligën Rajonale qysh në vitin e dytë të pjesëmarrjes.

Nga ana tjetër rezultate tepër pozitive ka arritur edhe Lushta U-17, pasi që është afër Play-Off, nëse arrinë fitore nga Vushtrrise.

Rezultate të mira këtë edicion kanë arritur edhe kategoritë U-13 dhe U-15, ku falë punës profesionale të gjithë stafit të akademisë, kontonuiteti në formë gjatë tërë edicionit ka qenë në nivele shumë të larta./Korneri.net.

Artikulli paraprakBarcelona interesohet për mbrojtësin e Ajax
Artikulli tjetërBetis u përgjigjet skuadrave madrilene, “blindon” yllin e skuadrës