Edhe në xhiron e 20-të të Supërligës zvicerane në futboll pjesa dërmuese e futbollistëve me origjinë shqiptare kanëshkëlqyer. Nga java në javë prirjet e tij të vërteta prej sulmuesi mjaft të rrezikshëm po i tregon Albian Ajeti.

Në saje të golit të tij të shënuar në minutën e 70të ndeshjes FC St. Gallenka mundur FC Lausanne 2:1.

Kurse për mysafirët ka shënuar Benjamin Kololli. Ky futbollist i lëvizshëm dhe me forcë të mjaftueshme fizike luan për mrekulli në pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Por, nëse e kërkon nevoja ai është tejet i rrezikshëm edhe në sulm.

Sidoqoftë skuadra e Ajetit këtë herë është treguar më e organizuar dhe me meritë ka mundur FC Lausannen, në të cilën gjatë këtij kampionati po luan Kololli, shkruan “K.J”.

FC Lugano sikur ka marrë mësim nga pësimi i javës së kaluar në Basel.

Ajo në stadiumin e bukur “Conaredo” ka kënaqur shikuesit e saj duke mundur 3:0 FC Grasshopper-in e Cyrihut.

Ardhjen e tij në skuadrën tiçineze e ka arsyetuar reprezentuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku. Ai jo vetëm që ka furnizuar me top bashkëlojtarët por në minutën 71 ka vulosur epilogun e këtij takimi duke mposhtur portierin e mysafirëve Vaso VasiqFC Grasshopper edhe pse si njëri nga Klubet më prestigjioze të Zvicrës,fillimin e këtij gjysmëkampionati e ka nisur shumë keq.

Grasshoppernë të cilin janë titullarPnishi,Brahimi dhe Bajrami edhe javën e kaluar në terren të vet pësoi humbje nga FC Thun 0 me 1.

FC Sion i paralajmëruar favorit ka mundur me rezultat 4 me2 FC Vaduzin, dhe me këto tre pikë të fituara është ngjitur në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit.

Ndërkaq FC Vaduz për të cilin ka shënuar në minutën e 65Albian Avdijaj,mbetet edhe më tutje i fundit me vetëm 17 pikë të grumbulluara.

FC Luzern edhe pse ka pësuar gol në minutën e 12 të lojës është këndellur shpejt.

Përveç që ka barazuar në minutën e 24 ai ka shënuar edhe tre gola të tjerë duke e mposhtur 4:1 BSC YoungBoys-in e Bernës.

Në këtë sukses të skuadrës nga Luzerni, hiseka dhe mesfushori i saj Hekuran Kryeziu .

Ai në minutën e 31 me një soloaksion ka shënuar gol të bukur.

Nga minuta e 72 në radhët e sulmit të mysafirëve është aktivizuar Taulant Seferi, një futbollist i ri me prejardhje nga Kumanova e Maqedonisë.

Ekspertët e futbollit dhe bashkëlojtarët e shohin me mundësi të mëdha për të shënuar suksese të lakmueshme Seferin, i cili manovron për mrekulli me topin në të gjitha situatat.

Megjithë humbjen e sotme SBC YoungBoys mbetet akoma në vendin e dytë me një epërsi prej pesë pikësh më tepër se FC Luzern i radhitur në vendin e tretë.

FC Basel 1893 si klubi më i mirë i Zvicrës, ndërvite po jep futbollistë të klasit të parë.

Kjo skuadër edhe me fondin e tashëm të lojtarëve e ka të sigurtë titullin e Kampionit.

Kësaj radhe me gjithë përpjekjet për të rezistuarnga kjo ekip në terrenin e vet është gjunjëzuar 0 me 2 FCThun.

Gjatë gjithë lojës për FCBasel 1893 ka luajtur Taulant Xhaka. Ai në minutën e 72 është treguar paksa i pakujdesshëm dhe ka shkaktuar një ndërhyrje të palejuar ndaj lojtarit vendas Sandro Lauper.

Arbitri kryesor i kësaj ndeshje Lukas Fahndrich, këtë gjest të Xhakës e ka cilësuar të patolerueshëm dhe pa ngurruar i ka treguar atij kartonin e verdhë.

Artikulli paraprakZyrtare: Ky është ndihmësi i De Biasit
Artikulli tjetërZyrtare: Champions League, UEFA prezanton topin e finalës së Kardifit