Skuadra e famshme holandeze Ajax, pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj përfaqësuesit spanjoll Celta Vigo, mund të thuhet se e ka siguruar plasmanin tuje, sepse tash ka 10 pikë, 5 më shumë se përcjellësit e tij Celta dhe Standard Liege.

Ajaxi gati e barazoi ndeshjen fantastike e zhvilluar në Amsterdam Arena pasi kishte epërsinë prej tre golave. Golat i shënuan Kasper Dolberg, Hakim Ziyech dhe Amin Younes, kurse për Celtan realizuan John Guidetti dhe Iago Aspas.

Në grupin e njëjtë G, Panathinaikos humbi në shtëpi 0-3 nga skuadra belge Standard.

Artikulli paraprakTrepça humbi edhe në Prizren nga Bashkimi
Artikulli tjetërFiorentina me një pikë kalon tutje, Qarabak afër kualifikimit