Në 2013-ën i ka mbijetuar një ndërhyrje në zemër për të hequr një tumor beninj dhe është kthyer të luajë deri në qershorin e këtij viti, kur i ka dhënë lamtumirën Deportivo Sarpissa-s dhe futbollit profesionist.

Por nuk ka pranuar të qëndrojë pushim dhe të dielën e kaluar Gabriel Badilla, ish-mbrojtës i Kosta Rikës, ka vendosur të marrë pjesë në “mini maratonën” prej 10 kiloemtrash të Lindoras, një qytezë afër kryeqytetit të San Jose.

Badilla nuk e arriti ta përfundojë garën sepse 200 metra para vijës së finishit zemra e “gladiatorit” (siç quhej në atdhe) është ndalur për gjithmonë dhe nuk ka shërbyer për asgjë 35 minutat e masazhit kardiak që i është bërë nga ndihma e shpejtë. Agonia e tij është kapur në një video tronditëse, që është xhiruar direkt nga gazetari Luis Lopez Rueda, i cili po ndiqte garën për “El Expreso del Deporte” dhe që e ka postuar më pas në Facebook, ku është parë nga 300 mijë njerëz.

Artikulli paraprakBefasuese: 12 golat në “Signal Iduna Park” nuk janë rekord për UEFA-në
Artikulli tjetërInsistimi i Mourinhos është ky sulmues italian