Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, gjatë një deklaratë për mediat britanike ka befasuar kur pyetja i’u bë nga gazetarët për Lionel Messi.

Aguerro në atë kohë vetëm 17-të vjeç u shpreh se gjatë një grumbullimi me përfaqësuesen e të rinjve, ai nuk e njihte “pleshtin”.

“Ishim duke drekuar me ekipin e U20. Lionel ishte ulur afër meje. E gjithë tavolina fliste për një palë atlete që ai kishte sjelle nga SHBA dhe nuk e kuptoja as se si kishte mundur t’i blinte. Nuk e dija se kush ishte!”, u shpreh sulmuesi i Manchester City-t.

Argentinas-strikers-Lionel-Messi-L-and-Sergio-Aguero-arrive-for-a-meeting
“E pyeta për emrin dhe ai më tha “Lionel. Lionel Messi”, por nuk kisha as idenë më të vogël se kush ishte.

Më pas mbi të gjitha doja të dija se ku i kishte marrë ato atlete! Atë moment një nga shokët e mi të skuadrës më tha: “Ah, po ti nuk e njeh atë? Është Messi, ai që luan për Barça-n! Atëherë kuptova gjithçka. Por kujdes, ai e dinte se kush isha unë!”, komentoi Aguero për Messi-n që asokohe ishte 18 vjeç dhe po zhvillohej te skuadra e Barcelonës.

Artikulli paraprak“Lojtari i Vitit”: De Biasi zgjodhi Buffon, kurse Agolli – Ronaldon
Artikulli tjetërÇ’ka është duke ndodhur me Neymar? Ja që sa kohë nuk ka shënuar gol braziliani…