Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero mund të vazhdojë karrierën e tij te Real Madrid ose Inter.
Ka spekulime gjithandej se sulmuesi 31-vjeçar argjentinas do të largohet nga radhët e kampionit actual anglez Man.City, në fund të këtij sezoni, dhe Real Madrid dhe Inter kanë treguar interesin më të madh për shërbimet e tij. Thuhet se të dy klubet tashmë kanë kontaktuar menaxherin e tij për të hetuar situatën, përcjell Korneri.net

Njeriu i rekordeve te Man.City
Aguero luan tash e nëntë vite te Manchester City, dhe kontrata e tij aktuale skadon pas 12 muajsh. Ai ka shënuar 23 gola në 30 paraqitje këtë sezon dhe është golashënuesi kryesor në historinë e klubit me 254 të tillë. Para se të vinte në Manchester, ai luajti për Atletico Madrid për pesë vjet dhe për Independiente për tre. /Korneri.net