Sipas të gjitha gjasave edhe pse ende nuk është zyrtare, sulmuesi argjentinas Kun Aguero do ta vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër më shumë se ajo aktuale.
Në vitin 2014, Aguero e kishte nënshkruar kontratën e gjatë deri më 2019, por pas bisedave që ka pasur kohëve të fundit me trajnerin Pep Guardiola, ai ka vendosur ta vazhdojë edhe për një vit tjetër marrëveshjen me klubin nga Atihad.
Atmosfera në klub, golat e shënaur ndaj B.Gladbach në Ligën e Kampionëve, vetëm sa e ka përmirsuar edhe më shumë lumturinë e argjentinasit për të mbetur te City edhe për shumë vite të tjera.