Flamurtari është rikthyer në elitën e futbollit kosovar, dhe që në xhiron e parë të Vala Superligës, do të përballet me kampionin aktual Trepçën ’89 në Mitrovicë.

Kuq e zinjtë e Prishtinës do të kenë punë të vështirë sivjet pasi konkurrenca është rritur shumë, por sipas trajnerit Agron Selmani, i cili foli ekskluzivisht për “Korneri.net”, Flamurtari do të jetë kundërshtar i fortë për të gjithë.

“Flamurtari pas disa viteve është rikthyer në Vala Superligën e Kosovës dhe kjo domosdo është diçka e mirë për futbollin e kryeqytetit, por edhe atë kosovar.
Unë në KF Flamurtari kamë fatin të punoj me djelmosha të mirë dhe punëtore, pasi ata po mundohen të japin më të mirën.
Unë po i përcjelli lëvizjet dhe ngjarjet edhe në klubet e tjera dhe shumë skuadra, më saktë shumica e tyre synojnë një nga pozicionet e para dhe duket se për mbijetesë nuk po mbesin shumë klube.
Ne jemi të vetëdijshëm se na pret punë e vështirë dhe gar aspak e lehtë, prandaj edhe nuk kemi folur shumë, por kemi punuar shumë prandaj në këtë drejtim me pak edhe fat, ne do të jemi një klubë jo i lehtë për skuadrat kundërshtare dhe mendoj se do të gjejmë fuqinë e mbijetesës dhe ambiciet do t’i ndertojmë me kohë.”

Sa i përket ndeshjes së parë me Trepçën ’89, Selmani me të drejtë faviroizon kampionin aktual.
“Sot do te takohemi me Trepçën ’89, por njëkohësisht mund të them se në xhirot e para kemi një orarë të vështirë, por ne duhet t’i tejkalojmë ato. Kampioni në fuqi është favorit, luan para publikut të vet dhe gjithçka është në favor të tyre, por secila ndeshje i ka 90 minuta që duhet zhvilluar, dhe ne aty shohim mundesitë tona”, tha për Selmani.

Ndeshja Trepça ’89-Flamurtari zhvillohet sot në ora 17.00 në “Riza Lushta” të Mitrovicës. /Korneri.net

Artikulli paraprakZekirija Ramadani për “Korneri.net”: Do të luftojmë ta mbrojmë titullin, por ka shumë skuadra rivale”
Artikulli tjetërShkëmbimi Inter-Valencia