Andrea Agnelli, udhëheqësi i Juventusit dhe një nga themeluesit e Super League, tha se nuk ka asnjë kuptim të vazhdojë këtë garë pa klube angleze.

Kujtojmë, mbrëmë të gjitha klubet angleze që supozohej të luanin në Superligë, gjashtë prej tyre, vendosën të tërhiqeshin nga ky projekt në të cilin qëndruan Real, Barcelona, Atletico, Juventus, Milan dhe Inter, po këto të fundit u tërhiqrn mbrëmë, përcjell Korneri.net

“Sinqerisht, është e vështirë për këtë projekt të vazhdojë pa anglezët. Padyshim që nuk do të jetë në gjendje”, tha Agnelli, edhe pse vetëm disa orë më parë Super League lëshoi një deklaratë duke thënë se do të vazhdonte pa klubet angleze. “Duke pasur parasysh situatën aktuale, ne do të shqyrtojmë hapat më adekuat për të rimodeluar projektin tonë, gjithmonë duke mbajtur parasysh për t’i ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme dhe për të theksuar pagesat e solidaritetit për të gjithë komunitetin e futbollit”, ishte mesazhi i mbrëmshëm nga Super League, por padyshim që sot mund të presim fundin e saj edhe para se të luhet ndonjë ndeshje në atë garë.

Superliga supozohej të kishte 20 klube dhe të ishte një konkurrencë e ashpër në UEFA Champions League. Përveç 15 themeluesve, pesë klube të tjerë do të merrnin pjesë bazuar në rezultatet. Fituesi do të merrte rreth 400 milionë euro, tre herë më shumë se fituesi i Ligës së Kampionëve. Klubet angleze Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Liverpool u tërhoqën nën presion të madh nga publiku, UEFA dhe FIFA. Natën e kaluar, ata dërguan deklarata duke kërkuar falje për tifozët e zemëruar. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here