Pavarësisht se e kërkojnë skuadrat më të mëdha evropiane, mesfushori italian, Marco Verratti nuk do të largohet nga PSG-ja.

Lajmi është zyrtarizuar edhe një herë nga agjenti i lojtarit, Donato Di Campli, i cili tha se Verratti do ta respektojë kontratën me kampionin e Francës.

“Verratti nuk do të largohet nga PSG-ja derisa t’i thonë të bëjë këtë. Marco do të qëndrojë në PSG minimalisht deri në vitin 2021, më pas do të shohim çfarë do të bëjmë. Për momentin, nuk ka asnjë dyshim për këtë, veçanërisht kur e dimë se Marco është person që respekton kontratën. Nëse ata na thonë që të largohemi, atëherë do ta bëjmë këtë”, u shpreh Donato Di Campli.

Artikulli paraprakThomas Tuchel trajner i ri i Arsenalit?
Artikulli tjetërPeja në telashe me pagat e basketbollistëve, ata rrezikojnë moslojën kundër…