Mario Giuffredi, agjenti i futbollsitit shqiptar Elseid Hysaj, ka dhënë intervistë për Radio CRC, ku ka biseduar për klientin e tij, dhe ardhmërinë e mundshme larg Napolit.

“Chelsea dhe Arsenal pas tij? Është e natyrshme që Hysaj kërkohet edhe nga skuadrat tjera evropiane, por për momentin nuk na interesojnë shumë. Në fund të edicionit do të shohim. Mund të them se për momentin Hysaj ndihet shumë mirë te Napoli, dhe në këtë afat të dimrit as që kemi diskutuar për një gjë të tillë. Në qershor do të shohim çfarë do të ndodh, por krejt varet edhe nga Napoli a do ta lirojnë apo jo” tha Giuffredi.

 

Artikulli paraprakConte: “Edhe nëse i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme, nuk e kemi kryer titullin”
Artikulli tjetërOptimizëm i lartë para ndeshjes me Qipron