Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar sot në Paris, derisa prej nesër do t’i fillojë stërvitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos, që do t’i zhvillojë më 24, përkatësisht 27 mars. Përzgjedhësi Bernard Challandes në dy ditët e para ka planifikuar stërvitje dy herë në ditë, për ta përgatitur sa më mirë ekipin për këto dy miqësore.
Agjenda e Kombëtares së Kosovës
E mërkurë, 21 mars
11:00 – Stërvitja e paraditës
16:30 – Stërvitja e pasditës
E enjte, 22 mars
11:00 – Stërvitja e paraditës
16:30 – Stërvitja e pasditës
E premte, 23 mars
16:30 – Stërvitje
E shtunë, 24 mars
20:00 – Ndeshja Kosova – Madagaskar
E diel, 25 mars
16:30 – Stërvitje – rigjenerim
E hënë, 26 mars
16:30 – Stërvitje
E martë, 27 mars
18:00 – Ndeshja Kosova – Burkina Faso