Gjithçka po shkon drejt finalizimit pasi Neymar i ka dhënë fund aventurës së tij tek Barcelona.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoëeb”, sulmuesi brazilian ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Dohas në Katar ku do të kryejë testet mjekësore me klubin e ri.

Sipas raportimeve të fundit PSG do të paguajë klauzolën e lirimit të Neymarit me vlerë 222 milionë euro, ndërsa nesër ai do të bashkohet me klubin francez.

Neymar pritet të thyejë rekordin botëror duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e të gjitha kohërave.

Artikulli paraprakGazetari amerikan viziton Ballistin në burg: Jeta e tij në rrezik!
Artikulli tjetërKy do të jetë super formacioni i PSG (FOTO)