Pasi konfirmoi transferimet e tre super basketbollistëve në skuadër, për adhuruesit e Sigal Prishtinës, vjen një lajm shumë i keq. Qendra amerikane MJ Rhett nuk do të jetë më pjesë e kampionit aktual kosovar, pasi ka kërkuar largimin dhe aktualisht po qendron në vendëlindje. MJ Rhett ishte një nga më të mirët te Prishtina në gjatë këtij edicioni në të gjitha garat, duke regjistruar statistika fenomenale sidomos në kërcime ku ishte kërcyesi më i mirë në Balkan League, me 9.7 kërcime, teksa pati nga 17 pikë për ndeshje në këtë rang garash.
Boshllëkun e krijuar nga amerikani pritet ta mbushin dy prurjet e reja Nenad Delic, e Urim Zenelaj që së bashku me Fisnik Rugovën, pritet të mbulojnë trapezin qysh nga ndeshja e nesërme që Prishtina e zhvillon kundër Beroe në kryeqytet.

Artikulli paraprakPresidenti i Tiranës – Muzakës për pagën: Nuk je Maradona…
Artikulli tjetërReal Madrid merr lajmin e hidhur 2 ditë para ndeshjes në Copa del Rey