Mbëmje historike për sulmuesin e Atl.Bilbao
Ishte një mbrëmje e paharruar dhe historike për sulmuesin spanjoll të Atletic Bilbao, Aritz Aduriz në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Europa League kundër përfaqësuesit belg Genk. Në Fitoren 5:3 për “baskët”, Aduriz i shënoi të gjitha pesë golat e skuadrës së tij tre prej të cilëve nga penalltitë, por njëkohësisht hyri në histori duke e barazuar ish anëtarin e Barcelonës, José Antonio Zaldúa, i cili në edicionin 1965/66, pati shënuar 5 gola në ndeshje kundër skuadrës holandeze Utrecht në kuadër të Copa de Farias.