Që në fillimet e demokracisë në Shqipëri, bilardot u kthyen në një simbol të shpenzimit të kohës për mijëra të rinj.

Jo vetëm kaq, por bixhozi ishte i lidhur ngushtë me lojën e bukur.

Megjithatë, shumë vite më pas, gjërat kanë ndryshuar dhe Shqipëria është në gjendje të prodhojë kampionë në këtë sport.

Një adoleshent shqiptar i ka befasuar ekspertët dhe gazetarët, pasi fitoi një turne prestigjioz në bilardo.

18-vjeçari Klenti Kaçi fitoi turneun “Aramith Masters” në Nju Jork të shtunën.

Ai fitoi ndaj finlandezit Carlo Biado, duke marrë çmimin e parë prej 12 mijë dollarësh.

“Shqiptari i gjatë dhe i pashëm fitoi çmimin e parë, duke u katapultuar si një prej të rinjve më me perspektivë në këtë sport”, shkruan ‘Business Online’.

“Por më shumë se paratë dhe titulli, Kaçi ekspozoi një aftësi të pabesueshme dhe një maturi psikologjike të rezervuar vetëm për lojtarët me shumë vite përvojë”.

Ta mendosh që Kaçi është akoma në shkollë të mesme.

Artikulli paraprakBelotti i gatshëm të përmbyll sezonin me martesë…
Artikulli tjetërDybala për mediat spanjolle: Unë nuk jam Messi, por jam….