John John është ambientuar perfekt në Superligën e Kosovës në futboll, ku qysh në sezonin debutues i realizoi 11 gola dhe ishte më meritori që Trepça ’89 përfundoi në krye të elitës, raporton “Zëri”. Mirëpo, futbollisti nigerian ende nuk është adaptuar në Kosovë në disa aspekte tjera. Për shembull, sulmuesi 18 vjeçar nuk po mund t’i durojë temperaturat e ulëta të dimrit, por po e ka problem të gjej edhe ushqim të preferueshëm.

“Nuk po arrij të adaptohem me ushqim. Nuk po mund të ha asgjë në Kosovë. Andaj po përgatis vet ushqim”, ka treguar John në “Klan Kosova”. “Në Kosovë po më pengon shumë edhe moti mjaft i ftohtë”, është shprehur ai.

Mirëpo, John nuk po e ka aspak problem t’u përshtatet kushteve të vështira infrastrukturore për të luajtur futboll, pasi as lloçi i madh nëpër Kosovë nuk e ka penguar që ta marrë kryesimin e listës së golashënuesve. Kurse, në pranverë pritet një shkëlqesi akoma më e madhe prej tij, kur dihet se fushat e futbollit do të përmirësohen. /Zëri/

Artikulli paraprakSulmuesi i Chievos ka arritur shifër magjike të golave në Serie A, por nuk përmendet nga askush
Artikulli tjetër“Skifterat” i’a bëjnë me dije kryesisë e klubit