Pas tre sezoneve të dështuara, Vincenzo Montella ka përfunduar me sukses misionin që i është dhënë për të sjellë Milanin në Evropë.

Tashmë drejtues të rinj të klubit kuqezinj do të bëjnë një merkato të madhe duke afruar në skuadër emra të njohur të futbollit botëror për të rikthyer Milanin konkurrues jo vetëm në Itali por edhe në Europë.

Pas mbrojtësit Mateo Musacchio, Milani javën e ardhshme pritet të zyrtarizojë Ricardo Rodriguez dhe mesfushorin Franck Kessie.

Por klubi kuqezi nuk ndalet me kaq pasi në repartin e sulmit do të tentohet një blerje të madhe. Pronarët e rinj kanë vendosur në dispozicion 50 milionë euro për të afruar në skuadër një prej këtyre tre kandidaturave: Morata, Belotti dhe Aubameyang, shkruan “Calciomercato.com”.

Alvaro Morata do të largohet nga Real Madrid për të kërkuar më shumë hapësira në një skuadër tjetër ndërsa Milani është e gatshme të përfitojë nga kjo situatë.

Belotti në krahun tjetër ka qenë protagonist me Toirinon por talenti italian do të synojë një klub me nivelin më të lartë.

Ndërsa në krahun tjetër Aubameyang ende nuk ka marrë një vendim nëse do të vazhdojë me Dortmundin apo do të largohet. Javën e ardhshme sulmuesi nga Gaboni pritet të marrë një vendim zyrtar.

Image

Artikulli paraprakSportet me dorë: Rusë, turq e hungarezë dominojnë Europën
Artikulli tjetërOferta e Interit po shqyrtohet nga Real Madridi