Real Madrid do të bëjë gjithçka në afatin kalimtar të verës për të sjellë Erling Haland, shkruan gazeta spanjolle ABC.

Kampionët spanjollë morën informacione se Borussia është në një situatë shumë të vështirë financiare dhe se ka nevojë urgjente për para serioze. Jadon Sancho nuk është më tërheqës për klubet që e kanë dëshiruar atë vitin e fundit dhe Haaland është i vetmi që Borussia mund të marrë para në afatin kalimtar të verës, përcjell Korneri.net

Klubet e interesuara mund të aktivizojnë klauzolën e dëmshpërblimit prej 70 milionë € të Haaland në verën e vitit 2022, por ABC pretendon se Reali nuk ka ndërmend të presë një vit tjetër. Reali është gati të paguajë Borussias 90 milionë euro plus 20 të tjera në emër të bonuseve që Haaland mund të arrijë. Përveç kësaj, klubi Mbretëror do t’i jepte Mariano Diaz apo edhe Luka Jovic, i cili është aktualisht i huazuar në Frankfurt si huazim. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here