Njëra ndër ligat më të forta evropiane të basketbollit, ABA Liga ka vendosur për disa çështje që kanë të bëjnë me stinorin e ri.

Sikurse ABA Liga, ashtu edhe ABA Liga 2 do të përbëhen nga 14 klube deri në sezonin 2024/25.

Sipas vendimit të bordit, stinori i ri në ABA Liga 1, do të fillojë më 19 shtator 2020. Sezoni i rregullt do të zhvillohet deri më 28 Mars 2021, ndërsa plejofi është vendosur të filloj më 4 Prill 2021.

Në përputhje me sistemin e konfirmuar të garës, skuadra e vendosur e fundit në ABA Ligë nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në këtë nivel të konkurrencës në sezonin vijues, ndërsa skuadra në vendin e 13-të dhe Finalisti i ABA Liga 2 do të përballen me njëra-tjetrën për një vend në ABA Ligë.

Duke pasur parasysh që prania dhe zhvillimi i virusit COVID-19 ende na sjell disa faktorë kufizues, ABA Liga poashtu ka vendosur të anulojë Super Kupën ABA 2020/21.

Sezoni i ABA Liga 2, 2020/21 do të fillojë në 23 Shtator 2020. Sezoni i Rregullt do të zhvillohet deri më 7 Prill 2021, ndërsa plejofi do të fillojë në 14 Prill 2021.

”ABA Liga dhe klubet e saj do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimin e situatës në lidhje me Covid-19 dhe do të mbetet në kontakt të vazhdueshëm me shtetin dhe organizatat shëndetësore në mënyrë që të koordinojë hapat e saj të mëtejshëm në përputhje me kufizimet e mundshme”, është thënë tutje në njoftimin zyrtar të garës. /AsistiOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here