Një postim i gruas së tij e lë në pikëpyetje qëndrimin te Lazio.
Jessica Melena, gruaja e Ciro Immobiles, pas përfundimit të kampionatit, që Lazio mbeti pa Ligën e Kampionëve, ka postuar në profilin e sa Instagram, një koment që la dyshime, përcjell Korneri.net
Gruaja i sulmuesit italian ka publikuar një foto që e portretizon atë me fanellën e Lazios dhe frazat shoqëruese që lënë hapësirë për disa dyshime mbi qëndrueshmërinë e Immobile në kqyeqytetin italian: “Faleminderit Lazio. Faleminderit për të gjitha emocionet që më keni bërë të përjetoj, gëzimet dhe dhimbjet. Faleminderit për dashurinë që ju keni treguar gjithmonë Ciron, dhe mua gjithashtu. Unë do të mbaj në zemrën time. Gjithmonë. ”
Immobile është njëri prej dëshirave më të mëdha të Milanos për edicionin e ardhshëm, nëse Belotti apo Falcao nuk transferohen në Milanello. /Korneri.net