Pas akomodimit në një prej hoteleve më prestigjioze në Antalya “Kremlin Palace”, ku organizatori Kenan Kurtesh ishte përkujdesur që ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës, të ketë një pjesë të veçantë duke ndarë nga pjesa tjetër e vizitorëve, njofton FFK.

Ekipi përfaqësueses sot paradite mbajti orë teorike, në të cilën  bashkarisht me Shtabin teknik bën një analizë të ndeshjeve të kaluara si dhe duke analizuar rivalin e ardhshëm Përfaqësuesen e Turqisë.

Pastaj përzgjedhësi Albert Bunjaku, vuri në spikamë ndërtimin e ekipit, duke thënë tash kemi gati 30 për qind  të ekipit me futbollistë të rinj që më parë nuk ishin, por ne gjithsesi do të caktojmë cakun e objektivave tonë.

“Sikur që kemi thënë se ne do të punojmë për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018, por si objektiv real i yni është kualifikimi në evropianin 2020, ku mundësitë tona janë më të mëdha dhe gjasat për kualifikim janë favorin tonë. Nëse punojmë me përkushtim dhe krijojmë një ekip homogjen rezultatet dhe suksesi nuk do të mungojë”, u tha Bunjaku lojtarëve.

Përfaqësuesja po sot pasdite do të mbajë seancën e parë stërvitore në orën 16.00./infokusi/

albert2

alberti

Artikulli paraprakSiguria, ndeshja Shqipëri-Izrael mund të shtyhet
Artikulli tjetërFoto/ Messi votohet si President i Amerikës