Ezequiel Lavezzi vitin e kaluar vendosi për para jo për trofe duke kaluar nga Evropa në Kinë, por deri më tash kjo u tregua një gabim i madh i kinezëve.
31-vjeçari argjentinas ka fituar 26 milionë dollarë vitin e kaluar dhe deri më tani nuk ka shënuar asnjë gol. Përveç joefikasitetit, e kanë munduar lëndimet te klubi Hebei China Fortune, që tashmë janë të tronditur me gabimin e bërë.
Lavezzi deri vonë ka qenë fiutbollisti më i paguar në botë dhe për 775 minuta lojë ka pasur vetëm 4 asistime, e besoni apo jo për çdo minutë të tij në fushë ai është paguar nga 30 mijë dollarë.

Klauzola e tij ka qenë e sheikut!

Lavezzi ka qenë shumë i mençur në momentin e parë kur ka nënshkruar kontratën pasi në klauzolën e tij ekzistojnë disa rregulla të papara ndonjëherë.
26,7 milionë duhet t’i dalin në konton e tij deri em 10 mars. Nëse deri atëherë ato nuk paguhen, do t’i mbesin borxh 20 milionë dollarë, ndersa në rast se këto para nuk paguhen deri me 17 mars, kontrata shkëputet dhe argjentinasi i merr 20 milionë dollarë.
Ai ka luftuar që në klauzolë të hynë banesa luksose, dy automobila, shoferin dhe përkthyesin privat.

Ky është Ezequiel Lavezzi.

Artikulli paraprakFalja e namazit, sekreti i Mërgim Mavraj
Artikulli tjetërU desht të largohej nga loja, trajneri ndryshoi mendje, dhe më pas ndodhi kjo?