Barcelona nuk luajti mirë në ndeshjen kampionale kundër Betisit në “Benito Villamarin”, pasi për 75 minuta ishte duke u mbrojtur nga sulmet e parreshtuara të vendasve të cilët edhe kaluan në epërsi në minutën e 75.

Por, vetëm dy minuta më vonë ndodhi momenti më diskutabil në ndeshje që ka mundur ta ndryshonte historinë e ndeshjes.

Goditja e Jordi Alba nga afërsia shkoi në portë, por edhe topin kishte kaluar pothuajse 60 centimetra brenda saj, atë e largoj mbrojtësi Aissa Mandi, por për çudi golin  nuk e pa as gjyqtari kryesor Jose Hernandez dhe ai anësor Teodoro Magan.

Lojtarët e Barcelonës protestuar ashpër dhe me të drejtë, por goli nuk është pranuar. Në minutën e 90, Luis Suarez e shënoi golin e barazimit.

 

Artikulli paraprakDramë në Melburne, Federer me rikthim të madh mposhti në finale Nadalin
Artikulli tjetërEdhe Shkodran Mustafi përshëndeti tenistin e madh Federer