Ndoshta jemi bërë të tepërt duke kritikuar dhe shkruan për gjëra e njëjta tash e 19 vite.
Futbolli kosovar vazhdon të luhet dhe të veproj në kushte të mjerueshme, shumë të dobëta apo thënë troq, katastrofale e sidomos në stinën e dimrit, shkruan Korneri.net
Ndeshja e fundit e xhiros së 20-të, Vllaznia-Drenica e cila u zhvillua në Gjilan, nuk është dashur të luhet fare në asnjë mënyrë. Këto foto që po u sjellim ekskluzivisht për lexuesit tanë janë të mjaftueshme për të kuptuar njëherë e përgjithmonë që kështu futbolli nuk luhet dhe nuk shkon përpara, e aq më pak kur tashmë jemi pjesë edhe në UEFA.
Përveç që loja është monotone dhe pa raste, kjo lloj fushe vetëm sa i kushton shtrenjtë lojtarëve që mund të lëndohen rëndë dhe shërimin e bartin vet me edhe ashtu paga të vogla dhe minimale.
Thënë shkurt, kujtë i duhet futbolli i tillë dhe pse duhet të luhet në një fushë si kjo.
Katastrofa më e madhe është se në këtë stadium që historikisht kanë luajtur Drita dhe Gjilani, tashmë i është shtuar edhe Vllaznia e Pozharanit. Edhe po të kishim klimë më të mirë (jo të ftohtë) dhe kushte të mira financiare të klubeve tona, nuk do të kishte pasur gjasa as minimale që të jetë e gatshme një fushë e futbollit t’i pranoj tri skuadra të luajnë në vendin e njëjtë, e kjo ndodh vetëm dhe ekskluzivisht vetëm në KOSOVË. /Korneri.net