A ka rinovuar Lionel Messi me Barcelonën? Dikush thotë “po”, dikush kundërshton, por të vërtetën absolute askush nuk e vërteton dot. Teksa po spekulohet më shumë se kurrë se sulmuesi argjentinas ka nisur të mendojë për skuadrën e radhës, kreu i La Ligës, Javier Tebas, ka befasur duke u shprehur se “Pleshti” e ka firmosur kontratën e re me klubin katalanas.

Heu! Kjo do të thotë se presidenti Josep Maria Bartomeu nuk ka gënjyer?! Atëherë, pse Barcelona nuk e zyrtarizon para gazetarëve këtë çast historik (pa më të voglin ekzagjerim)? E çuditshme, por të paktën le të citojmë fillimisht Tebasin, i cili njihet si tifoz i Real Madridit, por në këtë rast ka qetësuar tifozët katalanas.

“Messi ka një kontratë, të cilën e ka rinovuar së fundmi. Kontratat janë zyrtare kur firmosen dhe jo kur bëhen publike që janë firmosur. Messi ka firmosur me Barcelonën. Nëse nuk më kanë gënjyer punonjësit e mi, ai e ka hedhur firmën”, – ka deklaruar Tebas. Ai duhet besuar, sepse çdo kontratë e re shkon në zyrat qendrore të ligës spanjolle.

Artikulli paraprakBesnikëria ndaj ekipit, ja skuadrat që kryesojnë në Serie A
Artikulli tjetërKjo skuadër italiane është e fiksuar me ëndërr gjermane në merkato