Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka kuptuar kundërshtarët e vet për kualifikimet e Kampionatit Botëror, Katar 2022.

Dardanët do të jenë në grup aspak të lehtë, ndaj favoritit të madh Spanjës, pastaj  Suedisë shumë të fortë fizikisht, Greqisë që tashmë e njohim më mirë pas ii luajtëm dy ndeshje gjatë Nations League, si dhe Gjeorgjisë që besohet se mund ta kalojmë, shkruan Korneri.net

Por, realisht shikuar…a ka gjasa Kosova të kualifikohet në Kampionatin Botëror.

Shikuar rivalët tanë, sigurisht se dy të parët janë shumë të vështirë dhe vështirë të kapërcyeshëm. Spanja jo që është favoritë i grupit, por edhe ndër favoritët më të mëdhenjë për ta fituar botërorin pas dy vitesh,  andaj vetëm mund të ëndërrojmë se mund t’ia dalin ndaj tyre edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, e mos të flasim në Spanjë.

Ndaj Suedisë është tepër vështirë pasi njohet si përfaqësuese jashtëzakonisht e fortë fizikisht, me mbrojtje të çeliktë dhe me një lojë shumë të durueshme dhe e pandalshme në ndërprerje. Sigurisht se edhe ndaj tyre do të jetë mision jashtëzakonisht i vështirë, kurse për dy kundërshtarët tjerë edhe mund t’ia dalim.

Gerqinë tashmë e njohim më mirë, pasi luajtëm dy ndeshje kualifikuese për Euro 2020 nga Nations League. Në ndeshjen e parë na mposhtën në Prishtinë, por barazuam në të dytën dhe ishim dukshëm më të mirë, kështu që këtë gjeneratë të tyre mund ta mposhtim.

Në fund kemi Gjeorgjinë, finalistin e edicionit të kaluar në Nations League nga grupi D, por që humbi nga Mqedonia Veriore. Është një rival lehtë i kalueshëm dhe as që duhet llogaritur se mund të na shkaktojë probleme, gjithmonë duke mos e nënçmuar në asnjë moment.

Marr në përgjithësi, për Kosovën nuk do të jetë kualifikimi i lehtë, mirëpo nuk duhet dorëzuar para kohës, pasi të jemi real…gjasat janë të vogla pasi vetëm përfaqësuesja e parë kalon tutje.  Forma e djelmoshave tanë  në muajt e fundit ishte shumë e dobët dhe me lojën e shfaqur as që mund të imagjinojmë mundësinë e kualifikimit apo së paku të përfundojmë me sa më shumë pikë dhe pozitën e dytë, pasi marsi 2021 vjen shpejt, dhe Kosovës i duhet shumë ndryshime në çdo pozicion të fushë, freski me lojtarë të rinj dhe ndoshta ndryshimi edhe nga koka. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here