Trofeu më i vjetër në botën e futbollit (FA), gjithmonë ka sjell befasi të ndryshme në një ndeshje futbolli pasi shumë skuadra të mëdha kanë ditur të eliminohen nga të voglat me apo pa dashje si rasti i fundit i Liverpool që humbi në shtëpi nga Wolverhampton.

Dukuri tjera interesante ka pasur edhe me futbollistë të cilët vijnë nga rangjet më të ulëta të futbollit anglez, por asnjëherë nuk kemi parë portier apo lojtarë më të trash se portieri rezerv i Sutton.

Wayne Shaw është 45-vjeçar dhe ndeshjen e skuadrës së tij e shikoi nga stoli duke shënuar fitore nga Leeds United dhe në këtë mënyrë ka kaluar në rrethin e pestë në FA Cup.

Shaw peshon 125 kg, dhe padyshim ishte tema kryesore në ishull. Lojtarë si ai ka shumë nëpër futbollin anglez, kuptohet në ligat më të ulëta, por asnjë me peshë sa ai.

Artikulli paraprakMilan ka tre alternativa për zëvendësuesin e Donnarumma
Artikulli tjetërOcampos në Milano për vizita mjekësore