Qafa e mbrojtësit të Fiorentinës flet qartë.

Fiorentina-Inter u vendos nga goli i Romelu Lukaku, i cili mposhti portierin Terracciano me kokë nga pesë metra, gol i realizuar që në minutën e 119, për ti dhënë Interit kualifikimin në çerekfinale të Coppa Italia, përcjell Korneri.net

Goli i pranuar ndezi protestat nga lojtarët e Fiorentinës dhe trajneri Cesare Prandelli, të cilët iu vërsulën gjyqtarit Davide Massa duke kërkuar përdorimin e VAR, që nuk reagoi fare.

Sulmuesi belg pak para se të godiste topin, u lirua nga Martinez Quarta me një lëvizje të konsideruar të rregullt. Në fund të ndeshjes, siç tregohet në foto nga Fiorentinanews.com, qafa e argjentinasit kishte shenja pasi duken qartë dy gërvishtje, të cilat dëshmojnë se gjesti i Lukakut nuk ishte aq i rregullt dhe goli do të duhej të anulohej. /Korneri.net

Artikulli paraprakSimeone trajner i dekadës, mposhti rivalët e vet
Artikulli tjetërThe Best Dutch On the net Casino With Online Slots For Free Spins