Sulmuesi i famshëm togolez, Emanuel Adebayor, është duke treguar formë të jashtëzakonshme te skuadra turke Basaksehir, pasi sonte realizoi hat-trick në fitoren prej 4 me 0 të skuadrës së tij ndaj gjigantit turk Galatasaray.
Përpos tre golave të realizuar nga Adebayor, golin e fitores së thellë të Basaksehir e realizoi Pektemek.
Pas kësaj fitoreje Basaksehir, pothuajse e ka të sigurt raundit eliminator të Champions League për edicionin e ardhshëm, pasi ndodhët në pozitën e dytë në renditjen tabelare me 56 pikë, kurse Galatasaray renditet në pozitën katërt me shtatë pikë më pak.