Flamurtari shënoi fitore minimale 1-0 ndaj Feronikelit.
Goli i Bashkim Shalës i realizuar në fund të pjesës së parë, i dha Flamurtarit tri pikë shumë të vlefshme në garë për titull të kampionit, shkruan Korneri.net
Por, ky gol ka mundur edhe të anulohet për pozicion jashtë loje. Shala ishte mbrapa shpinës së kapitenit Lapidar Lladrovci, me këtë të fundit që donte ta fuste lojtarin në “offside”, që gjë sipas gjyqtarit anësor nuk ishte.
Megjithatë, kjo video e tregon sado pak momentin e golit, që edhe ju lexues të nderuar mund ta vlerësoni se a ishte apo jo. /Korneri.net