4 pikë në 12 ndeshjet e para dhe vendi i fundit në renditje kanë bërë që Schalke 04 të shkarkojë trajnerin e dytë për këtë sezon për shkak të krizës së rezultateve.

Klubi gjerman ka njoftuar pak çaste më parë shkarkimin e trajnerit Manuel Baum për shkak të rezultateve të dobëta. Baum u emërua në krye të ekipit në muajin shtator, kur zëvendësoi David Wagner, por nuk ishte në gjendje të kthente formën jo të mirë që Schalke po tregon në këtë pjesë të parë të sezonit.

Gjermanët kanë 28 ndeshje radhazi që nuk e njohin shijen e fitores dhe si pasojë ata renditen në vendin e fundit në kampionat. Tashmë klubi ka caktuar Huub Stevens si trajnerin e tyre të përkohshëm, i cili do të jetë në provë në dy ndeshjet e radhës. Kjo është hera e katërt që Stevens mer drejtimin e Schalkes, pasi e ka bërë më parë dhe në vitet 1996, 2011, dhe në vitin 2019. Me një ekspert si holandezi në stol pritet edhe kthesa e madhe e Bluve Mbretërorë në këtë sezon.

Artikulli paraprakBerbatov: “Çfarë kërkuan Ronaldo dhe Messi në mesin e finalistëve”
Artikulli tjetër23+ Live Sex Cam Websites