Shumë kërkesa, pak blerje dhe largimi më i bujshëm i shekullit nga Barcelona.

Klubi i madh katalunas Barcelona, ka kaluar një verë shumë të keqe sipas shumë ekspertëve të futbollit, por edhe ata nuk kanë pasur shumë nevoj ta thonë këtë sepse definitivisht ishte afati kalimtar më dëshpërues ndoshta edhe në histori, shkruan Korneri.net.

Barcelona e nisi verën me dy kërkesat e para, mesfushorin italian Marco Verrati dhe mesfushorin ofanziv brazilian Philippe Coutinho i cili ishte deri në orët e fundit të afatit kalimtar top-prioritet.
Dhe, kur pritej njëri prej tyre si përforcim i madh, erdhi lajmi më i keq i mundshëm…largimi i supertalentit Neymar te PSG për rekord 222 milionë euro.

Më pas nisi pjesa më e vështirë e afatit kalimtar, kur nga presioni i madh që kishte dhepanika se po mbetë pa lojtar cilësor, nisi të ofronte shumë para për Ousmane Dembele të cilin e mori për 150 milionë euro (105 menjëherë dhe 45 bonuse), më pas Paulinho për 40 milionë euro, mirëpo në montet e fundit dështoi të blente mesfushorin e Nice, Jean Seri dhe argjentinasin Angel Di Maria.

E mund të cilësohet so vera më dëshpëruese e Barcelonës ndonjëherë?

/Korneri.net

Artikulli paraprakBeckham mendon ta sjell në MLS të madhin Ronaldo më 2020
Artikulli tjetërInteri me “krahë” në sezonin e ri, ja si ndryshon formacioni