Nëse nuk ndodh ndonjë befasi spektakolare në 14 xhirot e fundit, Young Boys nga Berni, do të jenë përsëri kampionë të Zvicrës, për të katërtën herë radhazi.

Kampioni aktuaal ka një epërsi prej 19 pikësh ndaj Bazelit të vendit të dytë, por ajo që është shumë më interesante është situata nga vendi i dytë e tutje, shkruan Korneri.net

Bazeli i vendit të dytë dhe Vaduz i fundit ndajnë vetëm dhjetë pikë, dhe Bazeli i famshëm ka të njëjtin numër humbjesh si Sioni i parafundit. Basel ka tre humbje më shumë se Lugano i vendosur në vendin e shtatë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here