Polemikat pas ndeshjeve në “El Clasico”, kurrë nuk përfundojnë sepse jo rastësisht është ndeshja apo më saktë përballja më e madhe në futbollin botëror.
Edhe ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, nuk kaloi pa komente nga mediat spanjolle dhe jo vetëm, protesta nga lojtarët dhe pronarët e klubeve, tifozët dhe krejt kjo shkaku i momentit që i bëri të gjithë të habiten, shkruan Korneri.net.
Në fakt, Cristiano Ronaldo pas shënimit të golit me të drejtë u ndëshkua me kartonin e verdhë nga gjyqtari i ndeshjes pasi zhveshi fanellën e tij, por assesi të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë vetëm pas minuta më vonë.
Gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea, e përjashtoi nga loja portugezin pasi ekonsideroi një situatë brenda zonës së Barcelonës si sumulim, dhe pasi ia tregoi CR7 kartonin e kuq, ky e fundit e shtyen me të dyja duart gjyqtarin pas së cilës komisioni diciplinor e dënoi portugezin me pesë ndeshje moslojë.
Por, nëse e kthejmë memorien mbrapa në vitin 2009, të njëjtin gjest e pati bërë edhe Lionel Messi, i cili atëbotë nuk u dënua me asnjë ndeshje nga federata spanjolle.
Dhe pyetja është… a është drejtësia e njëjtë në Spanjë apo jo? /Korneri.net