Gjithmonë është konsideruar si një nga futbollistët më të bukur në botë, në mos më i bukuri, por ka pësuar një shndërrim të jashtëzakonshëm për keq ditët e fundit. Bëhet fjalë për David Beckham, i cili ka një pamje të tmerrshme për rolin e tij në filmin “King Arthur”.

Ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid e Milan postoi në Instagram një foto, ku shihej me një shenjë plage të madhe anash kokës dhe me dhëmbë të prishur. Me këtë “look” do e shohim në filmin “King Arthur: Legend of the Sword”, me regji të Guy Ritchie. Ky film, me protagonist Charlie Hunnam, do të shfaqet në kinema në fund të këtij viti.

/ Top Channel

Artikulli paraprakTrajnerët më të paguar në botë, nuk ka ndryshime në top-5
Artikulli tjetër“Miami Open”, avancojne te medhenjte