Sulmuesi algjerian Rabah Magjer, mori nofkën thembra e “Allahut” për golin me thembrër të shënuar në finalen e Kupës së Kampionëve 1986/87 kur ai luajti për Porto.

Konaiderohej sulmuesi më i mirë në Evropë atëbotë dhe ai u ble nga Interi në sezonin 1988/89, por gjatë ekzaminimeve mjekësore u zbulua një lëndim i muskujve në kofshë, përcjell Korneri.net

Nerazzurët nuk donin ta rrezikonin, dhe kështu ata hoqën dorë nga algjeriani dhe zgjodhën Ramon Diaz. Ajo lëvizje dukej se ishte një kthim prapa, por doli të jetë një nënshkrim themelor për Interin, që e fitoi Scudetton në atë sezon. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here