Sonte në ora 20.45 Real Madrid dhe Manchester United, e luajnë ndeshjen e Superkupës së Evropës në Shkup, por a e dini se si është zbuluar kjo garë dhe kush kanë fituar më shumë?

Idea për Superkupën e Evropës nisi në vitin 1971, nga Anton witkamp, një gazetar shumë i njohur i De Telegraaf. Atëbotë sukseset e mëdha të futbollit holandez, e posaqërisht të Ajaxit të famshëm, e nisi fillimisht Feyenoord më 1970, për të vazhduar tri herë rresht Ajax.
Duke e parë se në atë sistem garash Ajax kishte vetëm dy apo tri pengesa drejtë titullit, dhe për ta forcuar edhe më shumë, witkamp propozoi që të luhet një ndeshje në mes fituesit të Kupës së Kampionëve dhe Kupës së fituesve të Kupave, në mënyrë që definitivisht të dihet kush është më i forti në Evropë.

Kështu më 1972, u zhvillua Superkupa e parë ndërmjet Ajaxit dhe skuadrës skoceze Glasgoë Ranfers, dhe padyshim se përballja i takoi holandezëve.
Një vit më vonë Ajax e kishte mposht Milanon, dhe që nga kjo kohë nisi të bëhet kjo garë shumë më atraktive.
Deri në vitin 1997, Superkupa u zhvillua me dy ndeshje dhe nga ky vit e tutje luhet me vetëm një përballje.

Në stinorin 1998/99 u zhvillua për herë të fundit u luajtë Kupa e fituesve të Kupave. Atë e fitoi Lazio duke e mposhtur Manchester United 1:0, me golin e të famshmit Marcelo Salas.
Dferi më tani janë zhvilluar 24 Superkupa, ndërsa rezultati është i barabartë, pasi kampionët e Evropës dhe fituesit e UEFA-së, kanë fituar nga 12 herë, e që nënkupton se kurrë nuk kanë qenë ndeshjet e lehta për mbretërit e Evropës.

Artikulli paraprakNapoli transferon talentin ukrainas nga Man City
Artikulli tjetërMilan ndryshon mendje për sulmin, ja cili është emri i ri që duan kuqezinjtë