Këtë mesiguri nuk e keni ditur, por është e vërtetë.

Tottenham(71) dhe Chelsea (66) po bëjënë garë të rreptë për të siguruar pozitën e katërt në Premier League, që do tu garantonte një vend në ngjarjen kryesore evropiane, Ligën e Kampionve për vitin tjetër, shkruan Korneri.net

Por, ekziston një skenar në të cilën asnjëra prej këtyre dy skuadrave londineze nuk do të shkonte në Ligën e Kampionëve edhe nëse përfundojnë në pozitën e katërt.
Në rast se Liverpool në Champions League dhe Arsenal në Europa League, e fitojnë Kupën në fund, automatikisht do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se nga Anglia do të përfaqësohej me pesë skuadra.

Rregullorja e UEFA-së, thotë se vetëm pesë skuadra nga i njëjti shtet mund të luajnë në këtë garë siç ndodhi pikërisht këtë edicion, kur Man.United u kualifikua në garën më të madhe pas triumfit në Europa League. Pra, nuk do të mund të jenë gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve nëse Liverpool dhe Arsenal fitojnë në fund, e që kjo i bie se Tottenham dhe Chelsea në njëfarë mënyrë duhet të luten që së paku njëra prej tyre të dështoj në fund. /Korneri.net

Artikulli paraprakMuller: E dimë si shkojnë gjërat në Bernabeu me golat “offside”…
Artikulli tjetërBlindohet Madridi, 2100 policë në gatishmëri për supersfidën