Gjatë pasditës së sotme do të luhen ndeshjet e xhiros së 32-të, në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbi kryesor luhet në Gjilan, ku skuadra me të njëjtin emër e pret Ballkanin, dy rivalët kryesor të Dritës në garë për titull, pork jo përballje mund të jetë përcaktuese edhe për fatin e Dritës, shkruan Korneri.net

Në  rast se Gjilani dhe Ballkani luajnë baraz, atëherë automatikisht Drita shpallet kampione e Kosovës, sepse do të kishte tri pikë më shumë se Gjilani dhe katër më shumë se Ballkani, dhe pavarësisht nëse Drita e humbë ndeshjen e fundit nga Ballkani në Therandë dhe Gjilani fiton te Flamurtari, me pikë të barabarta, Drita do të shpallej kampione për shkak se i ka fituar dy ndeshje direkte ndaj Gjilanit, 0-1 dhe 2-0, kurse Gjilanit nuk do t’i kryente punë fitorja  e fundit prej 0-2.  

Çiftet komplete janë këto:

Gjilani-Ballkani

Prishtina-Flamurtari

Feronikeli-Trepça’89

Llapi-Ferizaj

Dukagjini-Vushtrria

Artikulli paraprakPioli vazhdoi kontratën, por dha një lajm shumë të keq
Artikulli tjetërFavoriti më i madh për stolin e Barcelonës një emër i njohur