Njëri prej derbive më të zjarrtë në Evropë është shumë afër.
Fenerbahce-Galatasaray, për herë të 268. në histori luajnë mes vete në të gjitha garat, që konsiderohet si njëra prej përballjeve me numrin më të madh të përballjeve në mes dy skuadrave në Evropë, shkruan Korneri.net
Bilanci nga 267 ndeshjet e kaluara është kjo: Fenerbahce ka shënuar 101 fitore, janë regjistruar 83 barazime, kurse Galatasaray ka shënuar 81 fitore.
Por, ky tregim apo paralajmërim i derbit të madh lokal turk, ka një histori shumë interesante që daton nga viti 1999, diçka që supozohet se po e mban Galatën në (magji të zezë).
Në fakt, një Sheh me emrin Fahri, i cili kishte jetuar shumë pranë stadiumin të Fenerbahces, kishte bërë (sehire- magji të zezë), në mënyrë që Galatasaray të mos fitonte kurrë në stadiumin “Şükrü Saracoğlu”, dhe prej asaj kohe kanë kaluar plot 19 vite kur për herë të fundit Galatasaray fitoi në udhëtim te Fenerbahce.
Kjo është temë interesante dhe e nxehtë edhe në ditët e sotme, dhe sa herë që vjen kjo përballje kur Feneri luan si vendas, bisedohet në tërë Turqinë, pasi pikërisht këto dy skuadra kanë shikues më të shumti në këtë shtet.
Për ta thyer “mallkimin” e gjatë 19 vite tifozët e Galatasaray besojnë se të shtunën do të jetë pikërisht ajo mbrëmje e cila do ta prish (sehiren) e Shehut, dhe se skuadra e tyre e zemrës do të fitoj.
Dhe, paramendoni se çfarë tifozësh janë ata të Galatasaray. Besoni apo jo në seancën stërvitore e cila nisi në ora 17.00 me kohën tonë lokale, në stadium ishin prezent 27.500 shikues, që në gjysmën e Evropës nuk mbushen stadiumet edhe për ndeshje kampionale.
A do të fitoj apo jo Galatasaray në udhëtim te Fenrbahce, apo do të zgjasë edhe më tutje “mallkimi”, do ta shohim të shtunën mbrëma në ora 17.00 kur edhe fillon derbi i mad hi Stambollit. /Korneri.net