Në ndeshjen e mbrëmshme në Etihad Stadium, Argjentina mposhti Italinë 2:0, në denshjen e cila do të mbahet mend për dy gjëra.
Në fakt, ishte ndeshja e fundit e gjyqtarit anglez Martin Atkinson, i cili nuk ka dhënë asnjë karton të verdhë përgjatë tërë ndeshjes, edhe pse në disa momente loja ishte mjaftë e ashpër, por e mbajti premtimin e dhënë, përcjell Korneri.net
Pse Atkinson nuk dha asnjë karton të verdhë, e zbuloi sulmuesi argjentinas i skuadrës West Ham, Manuel Lanzini.
“Gjyqtari më tha se do të jetë ndeshja e tij e fundit në arenën ndërkombëtare, dhe nuk do të jep asnjë karton të verdhë”, tha Lanzini pas ndeshjes për mediat e ndryshme botërore.
Atkinson përshëndetet nga referimi ndërkombëtarë në moshën 46-vjeçare, dhe duhet shtuar për fund se ai ishte shpall gjyqtari i dytë në botë vitin e kaluar pas gjermanit Felix Brych. /Korneri.net