Një nga mallkimet më të çuditshme në botë të premtën që e lam pas ka marr një vazhdim të ri.

Mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey mori një tjetër “viktimë”, pasi shënoi golin e barazimit për 3:3 kundër Leicester në fitoren 4:3 të Arsenalit në ndeshjen e cila e hapi edicinin e ri në Premier League, shkruan Korneri.net.

Edhe pse duket qesharake, megjithatë golat e tij sjellin më pas lajme të këqija me vdejken e personave shumë të njohur në botë sa herë që Ramsey shënon gola, sepse pas vetëm pak orësh apo ditësh vdes ndonjë personalitet i njohur.
Një rast i tillë ndodhi të premtën. Vetëm pak orë pas golit të tij përballë Leicester, në Haifa ndërroi jetë Yisrael Kristal (113 vjeçar), që zyrtarisht konsiderohej si personi një i vjetër në botë.
Kështu njeriu që i shpëtoi holokausit, i vazhdoi lajmet bizarre pas golave të Ramsey.

Deri më tash pas golave të tij kanë vdekur Steve Jobs, Osama Bin Laden, Whitney Houston, Moamer Gadafi, Robin Williams, Paul Walker, David Bowie dhe Ken Norton. /Korneri.net

Artikulli paraprakMesfushori i Shkëndijës Totre flet për rivalin e madh Milan
Artikulli tjetërChelsea gati për tri goditje