Zyrtarisht futbolli kosovar apo edicioni më i mirë ndonjëherë si ky 2017/18, merr fund të dielën ardhshme.

Me ndeshjet e barazhit, Vushtrria-Flamurtari dhe Ferizaj-Vëllaznimi, si dhe finalja e Digitalb Kupës Prishtina-Vëllaznimi, do të përfundoi edicioni më i atraktiv dhe më i paparashikuar ndonjëherë, shkruan Korneri.net

Kemi parë shumë ndeshje interesante, gola dhe akcione të bukura, ndërsa sa i përket rivalitetit të skuadrave aty të gjithë e dimë se ishte në nivelin më të lartë të mundshëm.
Por, pas përfundimit të edhe një edicioni interesant, kemi zbuluar edhe golashënuesin më të mirë të këtij edicioni, e që është Otto John.

Pavarësisht se sulmuesi i Trepçës ’89 ka shënuar 17 gola aq sa edhe sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku, megjithatë ky i fundit kishte shënuar tre gola nga penalltitë kurse John vetëm një, andaj atij i takon epiteti i golashënuesit më të mirë të vitit.
Kjo është hera e dutë që Otto John shpallet golashënuesi më i mirë, pasi edhe vitin e kaluar ishte më efikasi.
Kjo është lista e golashënuesve më të mirë sivjet. Golat në kuadër të Kupës (zyrtarisht) nuk numërohen. /Korneri.net

1. John Oto JOHN – KF Trepça’89 17
2. Mirlind DAKU – KF Llapi 17
3. Kastriot REXHA – KF Drita 14
4. Artur MAGANI – KF Liria 14
5. Genc HAMITI – KF Drenica 13
6. Xhevdet SHABANI – KF Drita 10
7. Betim HAXHIMUSA – KF Gjilani 10
8. Mark MILICAJ – KF Feronikeli 8
9. Ahmed JANUZI – KF Prishtina 8
10. Albutrint MORINA – KF Vëllaznimi KF Feronikeli 8

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here