Prej se verën e kaluar e përfundoi karrierën Ryan Giggs, adhuruesit dhe kronikët e futbollit pop resin momentin kur do t’i varë në gozhdë këpucët edhe legjenda Francesco Totti i cili do të kompletonte formacionin e futbollistëve të cilët tërë karrierën e tyre e kanë kaluar në një klub të vetëm. Para pak javësh erdhi lajmi se definitivisht ky do të jetë stinori i fundit i “mbretit” të Romës, shkruan Korneri.net.

Nëse marrim në bazë lojtarët e kësaj liste, vërejmë se aty mungojnë disa mesfushorë tipik apo më saktë lojtarë me tipare më shumë ofanzive, si De Rossi, Iniesta apo Messi, megjithatë këta tre nuk e kanë përfunduar ende karrierën dhe padyshim shtrohet pyetja se a do të shkojnë rrugës së Xavit, duke përfituar miliona në Kinë apo SH.B.A-së.

Kështu, pas largimit të Francesco Totti, skuadra do të kishte kokën dhe bishtin apo më saktë formacionin më të mirë të mundshëm. Formacioni do të ishte 5-3-2, kun ë portë do të ishte rusi i famshëm Lev Yasin. Në krahë do të ishin Paolo Maldini dhe Gary Neville, ndërsa në qendër Franco Baresi, Carles Puyol dhe Tony Adams.

Para tyre do të ishin Paul Scholes, Julen Guerrero dhe Ryan Giggs.
Fazën e sulmit do ta përbënin Matt Le Tissier, derisa i fundit do të ishte tashmë i përmenduri Francesco Totti, njëri ndër futbollistët më të mirë italian të të gjitha kohërave.

Këta futbollistë nuk ka mundur kurrë askush t’i blejë sepse nuk ka pasur para që e blen dashurinë që kishn për amblemën dhe fanellën e klubeve ku luajtën. /Korneri.net

 

Artikulli paraprakMorata zbulon ambiciet e tij: Gjithçka lidhet me këtë skuadër….
Artikulli tjetërJava e 36-të në Premier League: Këta janë “mbretërit” e pasimeve….