Ndeshja kryesore në Premier League Manchester United-Chelsea që u zhvllua të dielën që e lam pas, ra në sy mungesa e portierit Thibaut Courtois.
Portieri belg pësoi një lëndim në kyçn e këmbës, dhe për çudi jo në ndonjë seancë stërvitore, por gjatë xhirimit të një spoti promocional.

Sipas medias belge, përpara disa ditësh, Courtois së bashku me shokët e tij të skuadrës, Aké, Matic, Begovic dhe Alonso u bashkuan për xhirimin e këtij spoti, që promovon NBA-në në Kinë.

Por, portieri u lëndua kur mbështeti keq këmbën në tokë, pas një kërcimi në tentim të një gjuajtjeje, dhe kjo i kushtoi atij që ta humbë duelin në Old Trafford.

Por jo vetëm kaq, problemi qëndron se Courtois rrezikon të mungojë dhe në ndeshjen gjysmëfinale të “FA Cup” me Tottenhamin, e parashikuar të luhet këtë të shtunë, një situatë kjo që i ka lënë të pakënaqur anëtarët e stafit teknik të Chelseat.

Artikulli paraprakInteri merr vendim: Ska raporte me Milanin
Artikulli tjetërMilan, formacioni i kinezëve për edicionin i ardhshëm! Fabregas, Musacchio dhe Pellegrini në të! Enigma është në qendër të sulmit [FOTO]